Nuk ka vend për dyshime, Juventusi firmos javët e ardhshme me yllin e Lacios

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Juventusi duhet të zgjidhë sa më shpejt disa çështje kontraktuale që lidhen me disa prej sulmuesve të tij si Dushan Vlahoviç dhe Federiko Kieza mbi të gjithë, por ndërkohë për të mos u kapur i papërgatitur, duket se bardhezinjtë kanë arritur që ta bëjnë të vetin Felipe Andersonin.

Anësori ofensiv i Lacios, që mund të luajë edhe si organizator pas dy sulmuesve nuk do të rinovojë me të kaltrit dhe pasi e motra-menaxhere ia pat ofruar Juves që në fundin e muajit dhjetor, duket se palët kanë shkuar shumë përtej.

Madje, siç nënvizon “Sportmediaset” për firmat mungojnë vetëm detajet e fundit, pasi Juventusi e ka bindur Andersonin me një kontratë 3 vjeçare, prej 10 milionë eurosh në total si rrogë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like