‘Nuk ka vajza mosmirënjohëse, me burrat i lan haqet zoti’, befason Ermira Çausholli

by admin
Spread the love

Tema e së martës në emisionin e mëngjesit ‘Aldo Morning Show’ kishte të bënte me mirënjohjen ndaj njerëzve që të ndihmojnë në jetë. Si çdo ditë, personazhë të ndryshëm të njohur janë pjesë e programit dhe diskutojnë rreth temës dhe një prej tyre ishte prezantuesja e njohur Ermira Çausholli.

E pyetur nga moderatori i programit, Aldon Lipe se sa njerëz mosmirënjohës ka njohur në jetë, Ermira u përgjigj se ka njohur shumë burra mosmirënjohës, por jo vajza. Ajo tha se është një prej atyre njerëzve që për të shpërblyer të mirat që i kanë bërë është e gatshme të thyejë rregullat, përveç thyerjes së ligjeve.

Pjesë nga biseda në emisionin e mëngjesit në Aldo Morning Show në TV Klan:

Aldo: Sa të poshtra ka nga ato që janë mosmirënjohëse me ty mira?

Ermira Çausholli: Vajza mosmirënjohëse nuk ka, të paktën me mua.

Megi Latifi: e more vesh Aldo, po burra?

Ermira Çausholli Me burrat i lan Zoti haqet me ta, por e rëndësishme është që të kuptojmë thelbin e mirënjohjes.

Aldo: O Mira mirënjohja është borxh?

Ermira Çausholli: Mirënjohja nuk është borxh, është një kontratë pa afat që njeriu duhet ta bëjë me veten. Ne zakonisht nuk bëjmë kontrata me veten, ne bëjmë kontrata me të tjerët. Unë  jam njeri që të mirat nuk i harroj, ndodh të harroj ndonjë moment mërzitjeje, apo diçka që më ka shkaktuar dikush që më ka bërë keq, këtë e harroj se ia heq vetes që të qetësoj veten që  mos kem negativitet të mos kem helme brenda vetes, ndërsa të tjerat i mbaj mend se më bëjnë të ndihem pozitive. Në momentin që i mbaj mënd të mirat, jam shumë e gatshme t’i kthej.

Aldo: Nëse unë të bëjë një nder, duke shkelur një rregull, ti do ma shpërblesh mua këtë nder duke shkelur ligjin, kur unë të kem nevojë?

Ermira Çausholli Atëherë, unë për të bërë mirë do shkelja çdo lloj rregulli, por jo ligjet. Kurrë!

You may also like