Nuk ka surpriza, Lionel Scaloni publikon listën e Argjentinës

by admin
Spread the love

Lionel Scaloni ka bërë publike listën me lojtarët e grumbulluar për Kupën e Botës “Katar 2022”, të cilën keni mundësi ta ndiqni edhe përmes platformës Tibo. Nuk ka surpriza dhe as mungesa të rëndësishme në listën e Argjentinës që ka grumbulluar edhe dy lojtarët që ishin në dyshim, Angel Di Maria dhe Paulo Dybala.

Lionel Scaloni ka grumbulluar gjashtë lojtarë që vijnë nga kampionati italian i futbollit. Përveç Di Maria, nga Juventusi është grumbulluar gjithashtu edhe Leandro Paredes. Nga Roma është grumbulluar Paulo Dybala, ndërsa nga Fiorentina sulmuesi Nicolás González.

Nga ekipi i Interit, Lionel Scaloni ka preferuar të grumbullojë dy sulmuesit Joaquin Correa dhe Lautaro Martinez.

LISTA E PLOTË

Portierë:Emiliano Martínez (Aston Villa), Gerónimo Rulli (Villarreal), Franco Armani (River).

Mbrojtës” Nahuel Molina (Atlético Madrid), Gonzalo Montiel (Sevilla), Cristian Romero (Tottenham), Germán Pezzella (Betis), Nicolás Otamendi (Benfica), Lisandro Martínez (Manchester United), Marcos Acuña (Sevilla), Nicolás Tagliafico (Olympique Lyon), Juan Foyth (Villarreal).

Mesfushorë: Rodrigo De Paul (Atlético Madrid), Leandro Paredes (Juventus), Alexis Mac Allister (Brighton), Guido Rodríguez (Betis), Alejandro Gómez (Sevilla), Enzo Fernández (Benfica), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen).

Sulmues: Ángel Di María (Juventus), Lautaro Martínez (Inter), Julián Álvarez (Manchester City), Paulo Dybala (Roma), Nicolás González (Fiorentina), Joaquín Correa (Inter), Lionel Messi (París Saint-Germain).

Foto: Selección Argentina, Twitter

Lexo lajme interesante

You may also like