“Nuk ka rëndësi nënshkrimi sa ka rëndësi dakordimi” – Ahmeti optimist nga takimi në Ohër – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë të shkurtër për Shqip ka folur rreth takimit mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare që po zhvillohet aktualisht në Ohër. Ahmeti shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje, sips tij, shumë të rëndësishme për paqen në rajon.

“Shpresoj që palët të mos kenë doza rezerve, t’i tejkalojnë dallimet dhe të arrihet dakordësia dhe nuk është me rëndësi sot nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, por me rëndësi është dakordësia ne mes palëve për marrëveshje dhe le të nënshkruhet atje ku edhe ka filluar si iniciativë, në Paris a në Berlin, kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme  është që palët sot të dakordohen mbi këtë marrëveshje”, deklaroi për Klan Maqedoni, Ali Ahmeti.

Ahmeti theksoi se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për arritjen e marrëveshjes sepse sipas tij, kjo është në të mirë të gjeneratave të ardhshme.

Bisedën e plotë të Ahmetit me gazetaren e Shqip, Teuta Buçi mund ta ndiqni më poshtë!

You may also like