Nuk ka rëndësi çfarë të ndodh në jetë, mund t’ia nisësh sërish nga e para…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jeta ka uljet dhe ngritjet e veta. Janë të pashmangshme, aq sa pikërisht kur atëherë duket sikur gjithçka shkon mirë, ndodh diçka dhe çdo gjë shkon për ters. Jeta ime ka qenë e tillë. Me muaj të tërë gjithçka shkonte në një rutinë të qetë, derisa ndodhi diçka dhe familja u rrënua komplet. Sigurisht janë dashur muaj që ta marrim veten, por procesi është i gjatë dhe harresa për çfarë ka ndodhur, është e vështirë.

Në momentin që ndodh një ngjarje e rëndë, të duket sikur nuk do t’ia dalësh dot mbanë. Është reagim normal. Kemi tendencën ta shohim diçka si shumë të madhe për ta përballuar, në mënyrë që hormonet e stresit të rriten dhe të jemi më të përgatitur nëse gjërat përkeqësohen. Mirëpo në kushte të tilla, ne jo vetëm stresohemi më shumë, por edhe ulim imunitetin tonë, duke u bërë më të prekshëm nga sëmundjet. Kjo është “më pak e rëndësishme”. E rëndësishme në ato momente është se mendojmë që nuk do t’ia dalim dot mbanë dhe mendojmë se jeta jonë do të vijë duke u përkeqësuar.

Dua t’ju them vetëm diçka, nuk ka ngjarje që nuk mundemi ta përballojmë dot. Zoti asnjëherë nuk na vendos përballë sfidave tepër të mëdha për t’i kaluar. Edhe nëse nuk i kalojmë, duhet të jemi të bindur se mundemi t’ia nisim sërish nga e para dhe të ndërtojmë një të ardhme akoma më të mirë. Nuk ka rëndësi çfarë na ndodh në jetë, mund t’ia nisim nga e para dhe t’ia dalim.

Kini besim tek vetja juaj. Mos e lini veten të stresoheni nga një ngjarje negative. Ngjarje të tilla do t’i keni me shumicë në jetë, por kjo gjë nuk duhet t’ju demoralizojë. Edhe po nuk ia dolët përballë një vështirësie, nuk ka problem. Jeni tepër të fortë për të nisur sërish nga e para. Ndonjëherë gjërat rrjedhin në mënyrë tëtillë për t’ju nxitur drejt një fillimi të ri, i cili do t’ju sjellë më tepër përfitime dhe një të ardhme më tëmirë. Ju mund t’ia dilni!

You may also like