“Nuk ka qenë pranë meje kur kisha nevojë”, moderatorja përlotet kur flet për personin e afërt

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur sportive, Lei Kraja, nuk i mbajti dot lotët, ndërsa dha detaje nga jeta e saj, të cilën e cilëson si aspak të lehtë. E ftuar në emisionin “Se Luan Topi” ajo u pushtua nga lotët kur foli për babanë e saj.

“E kam më shumë shok, e konsideroj më shumë shok se sa prind, nuk dua ta fyej sepse e dua, është babi im, por në momentet më të vështira nuk ka qenë aty kur më është dashur”, shprehet fillimisht Lei Kraja.

“Në momentet më të vështira deçisive nuk është se ka qëndruar ose nuk e kam ndjerë aty kur duhet. Secili ka momentet e veta të vështira në jetë.

Nuk është se e kam pasur vetëm unë dhe nëse kjo ishte vështirësia më e madhe, e bekuar kam qenë. Jam detyruar të rritem shumë më herët, që nuk mendoj se është një gjë e keqe”, u shpreh Lei Kraja mes te tjerash.

You may also like