Nuk ka përparim të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit – Shqip

by admin
Spread the love

GRKOVSKA: HALLKA MË E DOBËT NË KËTË FUSHË ËSHTË SISTEMI GJYQËSOR

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të kënaqur nga niveli i përparimit të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit, njofton KlanM.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageller gjatë adresimit të saj në forumin e grave lidere për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion nga Evropa juglindore, tha se, edhe përskaj investimit që ka bërë SHBA për luftë kundër korrupsionit dhe qeverisje të mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk është arritur rezultat i mjaftueshëm në këtë fushë.

Në këtë drejtim, sic njofton KlanM, ajo porositi se, në Maqedoninë e Veriut tani më shumë se kurdoherë, nevojitet lidership i fuqishëm për luftë kundër korrupsionit dhe promovimit të qeverisjes së mirë, ndryshim i vullnetit politik si dhe nivel më të lartë të pjesëmarrjes së grave në menaxhim dhe vendimmarrje, e cila sipas saj, çon në demokraci më të qetë dhe më stabile

“Çdonjëri prej jush e di se, SHBA ka investuar në mënyrë të konsiderueshme në kornizat e Ballkanit Perëndimor në qeverisjen e mirë dhe në luftën kundër korrupsionit. Ne i kemi bërë ato investime jo vetëm për t’i ndihmuar këto vende dhe fqinjët për t’i arritur qëllimet e tyre, por sepse ajo është edhe në interesin tonë më të mirë. Sinqerisht, kthimi i investimit tonë tani për tani nuk ishte shumë i lartë, por unë sot dua t’ju them se, SHBA do të mbetet edhe më tej partneri dhe aleati juaj në krijimin e një ardhmërie më të mirë për qytetarët e këtij rajoni” – tha Angela Ageller.

Ndërkohë, zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Slavica Grkovska, sic njofton KlanM, porositi institucionet që çdonjëri në domenin e tij të përballet me përgjegjësi për punën e tij sa i përket luftës së korrupsionit, duke theksuar se hallka më e dobët në këtë fushë është sistemi gjyqësor. Grkovska, porositi organet gjyqësore organet gjyqësore të kryejnë detyrën në mënyrë profesionale dhe t’i procesojnë rastet, pavarësisht a bëhet fjalë për përfaqësues qeveritar apo për relacione biznesi apo për figura politike.

“Çdonjëri në kompetencat e tija, ta kryejmë detyrën në mënyrë më profesionale. Hallka më e dobët është sistemi gjyqësor, sepse të gjithë institucionet mund të tregojnë sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por nëse ajo nuk ka epilog, nëse vazhdojmë të jemi dëshmitarë të negocimit të fajit me kriminel, vetëm sepse dikush mund t’i lejojë vetës ta blejë lirinë, mendoj se, do të vazhdojmë edhe më tej me derogim të sistemit dhe thjesht me devalvim të shoqërisë, megjithatë edhe të shtetit në përgjithësi” – tha Slavica Grkovska.

Ky forum u inicua nga zëvendëskryeministrja Grkovska, ndërsa u mbështet nga disa organizata ndërkombëtare.

Në këtë forum, sic njofton KlanM, kishte një video paraqitje edhe sekretarja gjeneralë e OSBE-së, Helga Maria Schmid, e cila theksoi nevojën e përforcimit të grave në politikë. Kjo, sipas saj, është e rëndësisë kritike që të pranohen të drejtat e grave dhe tu mundësohet atyre të promovojnë qeverisjen e mirë dhe efektive dhe luftën kundër korrupsionit. /KlanMacedonia/

You may also like