Nuk ka pajtim! Dafina hakmerret ndaj Taynës mes koncertit – Shqip

by admin
Spread the love

Tayna dhe Dafina nuk flasin më për arsye që ende nuk dihen. Ndërkohë kënga e tyre bashkëpunim vazhdon të luhet në koncerte dhe në të fundit Tayna, e ka zhdukur Dafinën nga teksti.

Në tekst është një pjesë ku Tayna thotë: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”. Mirëpo në koncertin e fundit, reperja i hoqi emrin Dafinës.“Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”, këndoi Tayna, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina.

Dhe mes vajzave duket se ka nisur një luftë e ftohtë. Dafina pak ditë më parë ripostoi një version të ri të këngës ku këndonte vetëm ajo: “Dafina x Dafina” dhe të njëjtën gjë ka bërë së fundmi dhe në koncert.

“Kërkush mo, veç Dafina e Dafina”, këndon ajo.

You may also like