Nuk ka më dyshime, Victor Da Silva është zyrtarisht një lojtar i Partizanit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim: Victor Da Silva është zyrtarisht një lojtar i Partizanit. Klubi kryeqytetas njofton se ka blerë ish-lojtarin e Vllaznisë, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me “demat e kuq”.

“FK Partizani njofton afrimin e Victor Da Silva në skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos.

27-vjeçari brazilian pas 2 sezoneve te Vllaznia dhe eksperiencës së shkurtër në Qipro me Olympiacos Nicosia ka firmosur një kontratë dy vjeçare me 16-të herë kampionët e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas. / Oversport.tv

You may also like