Nuk ka më dilema, United zgjedh pasardhësin e Ralf Rangnick

by admin
Spread the love

Mauricio Pochettino është kandidati kryesor për postin e trajnerit të Manchester United. Argjentinasi e ka shprehur gjithmonë dëshirën e tij për t’u rikthyer në Premier League, kampionat ku ka drejtuar Southampton dhe Tottenham më parë.

49-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023 me PSG-në, por aventura e tij në kryeqytetin francez do të përfundojë në verë. Raportet me drejtorin sportiv, Leonardon, nuk janë aspak të mira.

PSG vendosi ta shkarkojë Pochettinon në janar, por Zidane nuk pranoi të merrte drejtimin e ekipit francez, duke e shtyrë zbarkimin e tij në Paris për në fund të sezonit.

Mirror raporton se Pochettino është i preferuari i drejtuesve të Manchester United për të zëvendësuar Rangnick në stolin e “Djajve të Kuq” në verë, me gjermanin që do të marrë detyrën e këshilltarit të klubit.


Top Channel

You may also like