Nuk ka “krisma” në “Niko Dovana”, Teuta dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë

by admin
Spread the love

Ka përfunduar në barazim pa gola dueli Teuta-Vllaznia, i vlefshëm për javën e gjashtë në Abissnet Superiore.

Pjesa e dytë nuk prodhoi raste të pastra për gol dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë në fund të takimit. Teuta mbetet në pritje të fitores së parë sezonale në kampionat, teksa bashkë me Kukësin janë dy skuadrat e vetme pa fitore.

Kjo pikë nga ngjitur djemtë e Bledi Shkëmbit në kuotën e katër pikëve, ndërkohë që kuqeblutë e Mirel Josës reaguan pas humbjes në Kupën e Shqipërisë kundër Flamurtarit, dhe mbajnë vendin e katërt me 10 pikë të grumbulluara.

Teuta luan ndeshjen e radhës në transfertë ndaj Kastriotit, teksa Vllaznia pret Partizanin kryesues në “Loro Boriçi”./ Super Sport


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like