Nuk ka gola në 45 minutat e parë në ndeshjen Gjilani – Ballkani

by admin
Spread the love

Ndeshja e fundit për këtë vit në Superligën e Kosovës është duke u zhvilluar ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit.

Ka përfunduar pjesa e parë në këtë ballafaqim dhe portat kanë mbetura të paprekura.

Përballja ka qenë mjaft e balancuar dhe me pak raste për shënim.

Dueli mes këtyre dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Të dy skuadrat po kalojnë në një formë të dobët të rezultateve së fundmi dhe do të synojnë rikthimin tek fitoret.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll. /Lajmi.net/

 

You may also like