Nuk ka formulim “konferencë ndërqeveritare këtë vit” në konkluzionet e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

by admin
Spread the love

Vendet anëtare të BE-së arritën kompromis për konkluzionet për zgjerim, por ambicia që të mbahen konferencat e para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën nuk është pjesë e tyre, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Edhe pse kryesimi slloven publikisht doli me shpresë se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të fillojnë deri në fund të këtij viti dhe kjo ishte potencuar në mënyrë eksplicite në projekt-konkluzionet, pas negociatave të sotme midis ministrave për Çështje Evropiane përcaktuesi kohor nuk ishte mbajtur.

Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së shprehën kënaqësi për kompromisin e arritur në pjesën e zgjerimit dhe e quajtën “kryevepër aftësinë e BE-së për të ndërtuar kompromis”, siç deklaroi nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jurova.

Megjithatë ky kompromis më nuk e përfshin afatin për fillimin e negociatave “deri në fund të këtij viti”.

Pyetjes së MIA-s nëse Sllovenia është e zhgënjyer që nuk e ka plotësuar ambicien dhe nëse kjo është shenjë se Qeveria e re bullgare nuk është e gatshme për hapjen e shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut, kryesia sllovene deklaroi se është e kënaqur me kompromisin e fundit.

“Ajo që është e rëndësishme janë konkluzionet e Këshillit, nuk i krahasojmë me projektet paraprake, disa formulime këtu që para dy muajsh e më shumë por meqë negociatat për dokumente të tilla janë shumë të gjata, definitivisht ditën e sotme do ta vlerësoja si sukses”, deklaroi sekretari shtetëror për Çështje Evropiane të Sllovenisë, Gashper Dovzhan.

Ai më tej theksoi se ky “është shembull për frymën e kompromisit dhe bashkëpunim lojal i vendeve anëtare”.

“Atë që parimisht e kemi paraparë ta arrijmë nuk ishte e zbatueshme këtë vit dhe kjo është arsye faktike pasi “këtë vit” nuk paraqitet më në konkluzionet”, shtoi Dovzhan.

MIA kërkoi shpjegim pse Maqedonia e Veriut është trajtuar ndryshe prej të gjitha shteteve të tjera në këtë tekst përmes përdorimit të emrit të gjatë – Republika e Maqedonisë së Veriut, kudo, ndërsa të tjerat emërohen me emrin e tyre të shkurtër dhe nëse kjo paraqet kontest të ri me emrin e vendit kësaj radhe të imponuar nga Bullgaria.

“Kjo është çështje e ndarë, për fillimin e negociatave na duhet kornizë negociuese, ky është proces tjetër i cili do të fillojë, pasi kemi Qeveri të re në Bullgari dhe jemi optimistë se do të niset nga rruga e shtruar prej kohësh sa më parë”, deklaroi sekretari shtetëror i Sllovenisë.

Në konkluzionet përfundimtare është hequr referenca eksplicite që e lidhë procesin e zgjerimit për Maqedoninë e Veriut me implementimin e Marrëveshjes së Bullgarisë, megjithatë kjo referencë është e pranishme edhe në vetë kornizën negociuese, siç shpjegojnë diplomatët që kanë pasur pasqyrë në kornizë.

You may also like