Nuk ka fitues në sfidën e parë të ditës, Kroacia dhe Maroku ndalen në barazim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk ka fitues në sfidën e parë të kësaj dite midis Marokut dhe Kroacisë. Ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura pavarësisht se të dyja ekipet patën disa shanse të mira për të ndryshuar fatin e takimit.

Të dyja ekipet e nisin qetë ndeshjen, nuk hyjnë menjëherë në aventurë dhe kërkojnë të studiojnë lojën e kundërshtarit. Tentativat e para vijnë nga distanca dhe Ivan Perisic shfaqet më i rrezikshmi me një predhë nga jashtë zone që shkon pak mbi tranversë.

Nga ana tjetër Maroku përpiqet të sulmojë më shumë në krahun e djathtë ku Hakimi dhe Zyiech kombinojnë bukur, por nuk prodhojnë dot raste të pastërta shënimi. Kroacia ndërkohë rrezikon edhe me Vlasic e Modric, por pa sukses.

Në pjesën e dytë, është Maroku që shfaqet fillimisht më rrezikshëm dhe provon fillimisht me Mazraoui e më pas me Ziyech, por Livakovic pozicionohet mirë dhe nuk lejon topin të shkojë në rrjetë. Nuk ka shumë raste të pastërta shënimi për Kroacinë, pavarësisht se luan një pjesë të mirë të lojës në gjysmëfushën kundërshtare.

Në fund sfida përfundon me rrjeta të paprekura dhe të dyja ekipet ndajnë nga një pikë. Maroku dhe Kroacia ndodhen në grupin F së bashku me Belgjikën dhe Kanadanë që do të luajnë ndeshjen e tyre në mbrëmje në orën 20:00 të cilën keni mundësi ta ndiqni përmes platformës Tibo. /oversport.tv

Foto: fifa.com

You may also like