Nuk ka fitues mes Polonisë dhe Meksikës, sfida mbyllet pa gola

by admin
Spread the love

Meksika dhe Polonia bëjnë paqe në grupin C pasi ndalet në një barazim pa gola. Edhe pse pati shumë raste asnjë nga ekipet nuk ia doli dot të zhbllokonte rezultatin. Robert Lewanodwski shpërdoroi shansin më të mirë të shënimit pasi humbi një 11-metërsh, të cilin e priti portieri Ochoa.

Maksika e nis në sulm ndeshjen dhe rrezikon menjëherë me Alexis Vega. Më pas është Jesus Gallardo që ka një tjetër mundësi shënimi, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën duke i lënë shifrat të pandryshuara.

Nga ana tjetër kundërpërgjigjet Polonia, por nuk tregon rrezikshmëri të lartë në portën kundërshtare. Kështu ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me synimin për të ndryshuar rezultatin në pjesën e dytë.

Në fragmentin e dytë është Robert Lewandowski që ka shansin më të mirë të kësaj ndeshjeje për të realizuar. Sulmuesi polak fiton një 11-metërsh dhe e merr përsipër po vetë.

Goditja e tij megjithatë, ndalet nga portieri Ochoa që bën heroin për kombëtaren e tij. Meksika fiton zemër dhe kërkon të ndëshkojë Poloninë me Henry Martin, por Szczesny tregohet në lartësinë e duhur dhe nuk e lejon topin të shkojë në rrjetë.

Ekipet kanë edhe disa raste të tjera shënimi, por në asnjë rast nuk ia dalin dot të gjejnë rrjetën. Kështu sfida mbyllet në barazim pa gola dhe të dyja ekipet ndajnë nga një pikë. Pas sfidave të para të luajtura, në grupin C udhëheq në mënyrë surprizë Arabia Saudite me 3 pikë, ndjekur nga Polonia dhe Meksika me 1. Argjentina e Messit qëndron në vendin e fundit me zero pikë pas humbjes së turpshme përballë Arabisë. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like