“Nuk ka bashkëpunim me Partinë Socialiste”, Grida Duma zbulon vendimin e rëndësishëm të PD-së

by admin
Spread the love

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma u shpreh sot e prerë se me Partinë Socialiste nuk do të ketë bashkëpunim, por vetëm negociatë dhe kushtëzim.

Duma tha për ‘ABC Live’, se PD e ka interes të parë reformën territoriale duke theksuar se janë në një proces të draftimit të variantit më të mirë të mundshëm.

“Nuk ka bashkëpunim me Partinë Socialiste, ka negociatë dhe kushtëzim. PD dhe me partnerin strategjik të SHBA. Ambasadorja amerikane pas takimit me Bashën tha se reforma territoriale është e rëndësishme. Ne e kemi interes të parë reformën territoriale. Jemi në proces të thellë të draftimit të variantit më të mirë të mundshëm. Aktorët kryesorë janë njerëzit e terrenit, kandidatët dhe juristët me përvojë. Kjo paketë do vijë qartësisht si variabël i joni”, u shpreh Duma.

Ajo theksoi se kjo reformë duhet qartësuar para momentit të hyrjes në zgjedhjet vendore, të cilat sipas saj do të jenë më të përshpejtuara. Duma shtoi se me ndarjen territoriale që është sot në fuqi nuk ka barazi shansesh.

“Pritet që zgjedhjet e pushtetit vendor të jenë të përshpejtuara. Do qartësojmë njëherë reformën territoriale dhe pastaj momentin e hyrjes në zgjedhje. Ne jemi të vendosur që variantin tonë ta kemi para se të vendosemi para ndonjë date nga Gjykata Kushtetuese. Demokratët mëzor presin të hyjnë në zgjedhjet vendore. Është shumë i domosdoshëm pushteti lokal për të ndryshuar nga qeliza të tërën më vonë për zgjedhjet e përgjithshme. Demokratët duan që PD të vijë në pushtet. Sot me këtë hartë të ndarjes territoriale nuk ka barazi shansesh”, tha ajo.

Një nga tre komisionet parlamentare, PS ia bllokoi opozitës. Bëhet fjalët për çështjen “Beçhetti”. Por a do të tërhiqet PD pas këtij vendimi të shumicës socialiste? Grida Duma u shpreh se opozita do të këmbëngulë duke përdorur të gjitha mjetet “me qëndresë, pengesë, goditje, sulm, rezistencë, këto janë veprime që një forcë e maturuar di t’i bëjë. Nuk po i tërhiqet kësaj lufte. Komisioni duhet të ngrihet” tha ajo.

Në fund të intervistës, Duma theksoi se në dy protestat e fundit ka qenë përpara Kryeministrisë si qytetare, po PD a do të organizojë? “Ky është një vendim që do ta shikojmë në vijim”, përfundoi deputetja demokrate.

You may also like