Nuk ka asgjë të mistershme takimi me ish kryeministrin Zaev – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas publikimit të fotografisë në rrjetet sociale ku shihet lideri i Alternativës, Afrim Gashi në takim me ish kryeministrin Zoran Zaev në Strumië ka reaguar Gashi.

Në faqen zyrtare në Facebook ai ka shkruan se ka mandat dhe detyrë të takohem me të gjithë aktorët politikë në vend.

“Si lider i Alternativës, kam mandat dhe detyrë të takohem me të gjithë aktorët politikë në vend. Kështu kam vepruar gjithnjë dhe kështu do të veproj edhe në të ardhmen. Rrjedhimisht, nuk ka asgjë të veçantë dhe të mistershme në takimin me ish kryeministrin Zoran Zaev. E kuptoj interesin e mediave për këtë takim, por mendoj se pyetja themelore nuk është se me kë, ku e për çfarë takohem unë, por pse, me çfarë urdhri dhe cila është frika e shërbimeve LSDM-BDI që më ndjekin?”. ka shkruar Gashi.

You may also like