Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë – Shqip

by admin
Spread the love

Armina Mevlani është shprehur e prerë se nuk ka asgjë të keqe të dashurosh dikë me fëmijë. Teksa në “Goca dhe gra” po diskutohej rreth kësaj teme, Armina u shpreh se nuk e quan aspak sakrificë faktin që mund të lidhesh me dikë me fëmijë.

“Nuk e kam fare problem dhe nuk e shoh si sakrificë që ka fëmijë. Duhet të ndryshojë, këtë mesazh duhet të çojmë. Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë”, tha ajo.

Edhe pak javë më parë,  Armina sqaroi se nuk pretendon të jetë një nënë për fëmijët e Shkëlzenit dhe ka një marrëdhënie shoqërore me ta.

“Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht”.

You may also like