“Nuk jemi parti nacionaliste, 28 mijë metra katrorë do t’i mbroj me gjak”, Meta: Do ndezim flakën e demokracisë

by admin
Spread the love

“Partia e Lirisë është parti patriotike, as e majtë dhe as e djathtë. Jemi një parti ultrademokratike. Referendumi është garanti i rikthimit të Shqipërisë në themelet e Kushtetutës që ishte ajo e vitit 1998. Nuk jemi parti nacionaliste.

Ne nuk kemi pretendime për asnjë metër katror në asnjë vend. Këto 28 mijë metra katrorë do i mbrojmë me gjak. Kjo flakë do ta shpëtojë Shqipërinë nga kjo rrokullisje e kësaj bande”. Kështu u shpreh këtë të martë Ilir Meta për Partinë e Lirisë, pasi u ndryshua emri i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pyetjes lidhur me kryesimin e njërës parti në frontin opozitar Meta i është përgjigjur se nuk ka rëndësi dhe se nuk ka konkurrencë me Berishën.

‘Nuk është ky problem se kush do jetë partia e parë e opozitës. Dhe nuk je gjë tjetër veç bishti i mazhorancës. Nuk kam unë konkurrencë me zotin Berisha. Nëse do kemi një është lufta ndaj korrupsionit. Ftoj miq dhe partnerë që çdo informacion ta sjellin te Ilir Meta dhe partia e Lirisë.

Jo thjesht për të dëmtuar qeverinë. Por si Partia e Lirisë do të ndezim flakët e demokracisë, të jemi të gjithë të lirë. ‘- tha Meta.

You may also like