“Nuk je zëdhënëse e Taulant Ballës, që merr urdhra me SMS”, Bardhi godet Lindita Nikollën, ndërhyn menjëherë deputeti i PS-së

by admin
Spread the love
728x90px

Kalimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit per Eurobondin me vlerë 700 milionë euro, ka shkaktuar reagime të ashpra mes deputetit të PD, Gazmend Bardhi, kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe kreut e grupit të PS-së, Taulant Balla.

Bardhi hodhi akuza se kryeparlamentarja Nikolla, merr urdhra me SMS nga Taulant Balla.

“Nuk je zëdhënëse e Taulant Ballës, që merr urdhra me sms”, tha Bardhi, ndërsa Nikolla u shpreh se ka zbatuar proceduarën.

Pjesë nga debati

Bardhi: Duhet t’i qëndroni rregullores. Fjala për procedurë jepet menjëherë. Pika e dytë ishin njoftimet. Pasi ka nisur seanca plenare nuk mund të shtohet pika në rendin e ditës se kështu i teket Edi Ramës apo qoftë dhe ju zonja Kryetare. Nuk mund të shtoni një çështje, se kjo është shkelje flagrante e rregullores. Ju e hidhni në votim. A ja keni shpërndarë deputetevë projektvendimin? Ky është kuvendi i Shqipërisë dhe ju nuk mund të na trajtoni ne sikur na keni në xhep. Ku e ke vendimin?

Nikolla: Është hedhur në sistem.

bekimcair

Bardhi: Jo nuk është hedhur në sistem.

Nikolla: Është në sistem sipas procedurave të përshpejtuara.

Bardhi: Kjo kërkesë nuk ka qenë e depozituar. Nuk mund të shtoni gjëra dhe të ftoni për votim. Anuloni votimin. Paraqitni kërkesën e ardhur nga këshilli i ministrave. Ta shqyrtojmë dhe ta votojmë. Parlamenti të funksionojë me rregullore, jo me urdhërat e Taulant Ballës, nuk je zëdhënësja e Taulant Ballës. Unë e kam besuar atë zotim që keni bërë, por dita ditës po e shkelni.

Balla: Të ngeli në gojë emri im. Çfarë ke mor zotëri? Hiqe nga goja emrin tim. S’ka të bëjë me mua fare. E di që e keni inatin me zotin Bode, por ka qenë ministër i mirë financash.

ash-ads

Lajme interesante

You may also like