Nuk je këtu për ta mbështetur, por…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli është pa dyshim një nga emrat më të komentuar e më të pëlqyer të momentit në vendin tonë. Këngëtari i njohur, i cili është bërë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP ka fituar zemrat e pjesës më të madhe të publikut shqiptar, që dëshirojnë që Luizi të shpallet fitues i këtij formati.

E veç publikut, edhe familja e Luizit duket të jetë shumë krenare për këngëtarin e njohur. Së fundmi, motra e tij, Ina Ejlli ka bërë një postim shumë prekës në rrjete sociale, duke shkruar se ëndrra e babait të tyre të ndjerë është bërë realitet.

“Babi… Endrra jote qe kishe per Luizin u realizua tashme. Ti kishe enderr qe ta njihnin Luizin te gjithe anembane Shqiperise, prej talentit te tij te muzikes. Pas 2 vitesh e 3 muaj ajo enderr qe kishe per te u realizua por ti nuk je pranë tij.

Nuk je per ta mbeshtetur dhe te shikosh se sa shume e duan Luizin. Por jam e bindur qe ti po lutesh per ne nga qielli. Jam e bindur qe ti tashme deshiren e zjarrte qe kishe per Luizin tu ka plotesusar. Te duam, dhe shpirti yt u prehft ne paqe” – shkruan motra e Luizit, Ina, në rrjetet e saj sociale.

You may also like