“Nuk jap dorëheqje”, Ylli Manjani këshillon Bashën: Mendoje edhe njëherë Lul, mos e lësho fjalën që s’ke këllqe ta mbash

by admin
Spread the love

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani i kërkon Bashës ta mendojë edhe njëherë ndërsa thekson se ai e ka humbur partinë që drejton.

“Unë prapë të them: Mendoje edhe njëherë! Përndryshe të qoftë rruga e mbarë e suksese në jetë!
Partinë që drejtove e ke humbë sot, me njëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë e përjetë… Mendoje edhe një herë, Lul! Mos e lësho fjalën që s’ke këllqe ta mbash. Burri o e flet dhe e mba, o e bën dhe e ha… Qartësisht s’mbajte asnjë fjalë që ke thënë deri më sot. Asnjë! Leri përrallat me beteja kundër regjimit, se sa të jesh ti regjimit veç i shtohet jeta. Si dash bëhet”
, shkruan Manjani.

You may also like