Nuk jam i dashuruar me Keisin, marrëdhënia jonë është parë me sy tjetër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Krist Aliaj dhe Keisi Meidini janë një nga çiftet më simpatikë të shtëpisë së Big Brother VIP. Ata nuk janë konsoliduar ende si një çift i vërtetë, Kristi ka treguar së fundmi se çfarë ndjen për Keisin. Në një bisedë me Luizin, artisti ka treguar se nuk është i dashuruar me Keisin.

Sipas Kristit, është ende shumë herët që ai të ndihet i dashuruar me Keisin. Ai e konsideron marrëdhënien me Keisin si një interes romantik që po shkon drejt një raporti serioz, prej nga ku mund të lindë edhe dashuria.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Marrëdhënia jonë është parë me sy tjetër

Luizi: Ty të lind dashuria vetëm kur ke uri?

Kristi: Mua më lind interesi kur vjen  momenti

Luizi: A ka ardhur ky momet që t’i thuash vetes jam i dashuruar?

Kristi: Jo për dashuri është shumë serioze, nuk ka ardhur momenti

Luizi: E kam seriozisht?

Kristi: Në rastin konkret për të thënë që unë kam dashuri për Kejsin është shumë herët. Kjo sepse unë i jap shumë rëndësi dashurisë. Kjo që kemi ne është një situatë që po shkon shumë mirë në njohjen tonë, kemi interes romantik dhe po të vazhdojmë kështu mund të krijojmë një marrëdhënie serioze ku  pjesë është dashuria

You may also like