Nuk jam i ardhur në Tiranë, Belind Këlliçi pas deklaratës përçmuese: E keni nxjerrë nga konteksti, unë jam politikan i regjur, e kuptoj rëndësinë e votës

by admin
Spread the love

Pak kohë më parë, deputeti Belind Këlliçi, bëri një deklaratë që shkaktoi mjaft polemika dhe u konsiderua përçmuese ndaj qytetarëve të Tiranës, që nuk kanë lindur në këtë qytet.

Ai deklaroi se nuk është “i ardhur

në Tiranë”, kur u pyet nëse e ka mik Erion Veliajn.

Tashmë që ka hyrë në primaret e PD dhe kërkon të jetë kandidat për kryebashkiak të Tiranës, Këlliçi është përpjekur të justifikojë deklaratën, por pa kërkuar falje dhe duke ua hedhur fajin mediave se e kanë nxjerrë nga konteksti.

Këlliçi deklaroi se po sulmohet nga “makineria e propagandës”, por shtoi se është “politikan i regjur” dhe e kupton rëndësinë e votave.

Blendi Fevziu: Deklarata juaj “nuk jam i ardhur në Tiranë”. Dua një sqarim për këtë?

Belind Këlliçi:Që kur i kam hyrë kësaj gare, e di se me çfarë makinerie propagande, balte dhe mediatike po përballem, sepse e pranojnë të gjithë. Kam qenë i ftuar në një emision ku jam pyetur a jam shok me Veliajn. Sigurisht, në shpjegimin tim ku kam thënë, nuk kam as moshën e tij, as jam i njëjti brez, as kam shkuar në shkollë me të, as kam qenë afër me të, as kam qenë në rininë time as i ardhur, as në një qytet me të”.

Gazetari: Çfarë do të thotë i ardhur?

Belind Këlliçi:Ai ka ardhur në Tiranë. Nuk kam qenë as në rininë time me të diku tjetër, që mund të më thuash ke qenë shok fëmijërie”.

Blendi Fevziu: Çështja e ardhjes është mendësi përçmuese.

Këlliçi:Unë jam tashmë një politikan i regjur dhe e kam parasysh rëndësinë e peshës së votës dhe mos diferencimit të qytetarëve”.

Blendi Fevziu: Jo e votës por e të drejtës.

Belind Këlliçi: “Unë përfaqësoj 11,601 vota në qarkun e Tiranës, që pjesa dërrmuese nuk janë nga Tirana por janë të ardhur në Tiranë”.

You may also like