Nuk i lë hapësirë të tjerëve, ma lër Luizin jashtë kësaj historie

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Debatet kanë qenë të shumta këtë javë në shtëpinë e Big Brother VIP. Edhe Kiara Tito është përfshirë në një prej këtyre debateve, duke pasur një përplasje shumë të fortë me Olta Gixharin. E ky debat ka lindur pas Oltës nuk i pëlqen aspak fakti që Kiara mbështet Luizin, me të cilin ajo ka diskutime të herë pas hershme.

Mbrëmjen e sotme, vajzat kanë diskutuar sërish, teksa Kiara është shfaqur shumë e prekur për shkak se Olta nuk e ka pyetur moderatoren se si është ndjerë pas incidentit që pësoi pak ditë më parë, teksa aktorja e justifikoi me faktin se pranë saj ka qenë Luizi.

Kiara: Si nuk erdhe moj Olta të më pyesje një herë si jam. Janë disa situata të tjera, që unë preferoj të mbaj distancë ndaj Oltës. Olta dëgjon vetëm atë që don ajo të dëgjojë. Nuk i lë hapësirë të tjerëve që t‘i japin përgjigje. Unë këtë gjë kam ndjerë tek ti, prandaj jam distancuar. Nuk ka lidhje fare Luizi në këtë mes.

Olta: Meqenëse përmende faktin që ti u vrave… Në momentin që Kiara u rrëzua, Luizi ishte i pari që u afrua.

Kiara: Moj lërë Luizin jashtë kësaj historie.

Olta: Ne nuk folëm për disa ditë lidhur me këtë çështje. Kiara u afua dhe më tha, Olta unë atij njeriu i kam vënë vizën. Unë e besova dhe pse i thash që ti do pajtohesh shumë shpejt me të. Ka disa ditë që Kiara ka patur nevojë për ndihmë dhe unë jam afruar për ta ndihmuar, por Luizi ka ndërhyrë gjithmonë.

Kiara: A e ke seriozisht?

Efi: Je bërë shume e lodhshme Olta, në çdo rast përmend Luizin.

Olta: Luizi tha se nuk don që t’i afrohem më Kiarës, sepse ndikoj keq tek ajo.

Luizi: Ti ndikon keq tek të gjithë. Po i infekton të gjithë, nuk po bën dot dy vetë të lumtur.

Olta: Luizi nuk ka lënë femër të kësaj shtëpi pa sharë. Kiara është njeri pa karakter.

You may also like