Nuk i fajësoj, ai është aktor fantastik – Shqip

by admin
Spread the love

Dy javë më parë, Johnny Depp fitoi gjyqin ndaj Amber Heard. Gjykata e Virxhinias vendosi në favor të aktorit pasi rasti i tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes mori fund. Për herë të parë, Amber Heard ka reaguar mbi vendimin e gjykatës në një intervistë për “Today”. Në një fragment të shkëputur ajo ironizon përfundimin e gjyqit duke u shprehur se gjyqtarët nuk kishin faj, pasi Depp është një aktor i zoti.

“Unë nuk i fajësoj, nuk i fajësoj. Unë në fakt e kuptoj. Ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin atë. Ai është një aktor fantastik”, u shpreh Amber.

“Përsëri, si mundën ata të dëgjonin tre javë e gjysmë dëshmi se si unë isha një person i pabesueshëm dhe të mos besonin një fjalë që doli nga goja ime”, shtoi ajo.

You may also like