“Nuk funksionon”/ Ja si autori e paralajmëroi sulmin një ditë më parë në rrjete sociale, duke treguar armët 

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Danimarka është tronditur ditën e djeshme nga një sulm i ndodhur në një qendër tregtare në qendër të qytetit, ndërsa me kalimin e orëve detaje të reja po zbulohen nga ngjarja e rëndë.

22-vjeçari kishte postuar në rrjete sociale një ditë para sulmit video ku tregonte pistoletën dhe pushkën, të vendosura në kokë.

Në hetimet e kryera sipas Daily Mail ai ka dëgjuar kohët e fundit këngë të cilat tregonin për vrasjet, ndërsa ka klikuar me titujt “Muzika vrasëse” dhe “Gjëja e fundit për të dëgjuar”.

Ajo që i bëri akoma më shumë të dyshojnë që i riu ka pasur probleme të shëndetit mendor është shkrimi “Quetiapine nuk funksionon”.

Quetiapina është një ilaç i fuqishëm që përdoret për të trajtuar skizofreninë, çrregullimin bipolar dhe depresionin madhor. Mund të përdoret gjithashtu edhe për të trajtuar varësinë nga droga.

 


Top Channel

You may also like