Nuk është pjesë e projektit të Lazios, mbrojtësi pret vetëm Interin e Inzaghit

by admin
Spread the love

Pasi ka bërë një punë shumë të mirë në merkato, duke afruar disa lojtarë të rëndësishëm, Lazio synon që të shesë futbollistët që nuk bëjnë më pjesën në planet e klubit.

Është komplikuar shumë situata e Francesco Acerbit, që ka 2 ditë që nuk stërvitet me skuadrën dhe pret që të bashkohet me Interin. Lojtari nuk bën pjesë në projektin bardhekaltër dhe mund të thuhet me siguri se aventura e mbrojtësit te Lazio ka përfunduar.

Lotito pretendon 5 milionë për kartonin e Acerbit dhe është i gatshëm që ti marrë paratë edhe me këste. Por Interi nuk do të shpenzojë kaq për një mbrojtës 34-vjeçar. Ekziston edhe mundësia e huazimit.

Acerbi është vetëm një alternativë për zikaltërit, sepse objektivi parësor në mbrojtje është Akanji, (që kushton 20 milionë) por Dortmund po bën rezistencë. Acerbi e njeh mirë Simone Inzaghin dhe kërkon vetëm Interin. Tani topi ka kaluar në anën e drejtuesve zikaltër. / Oversport.tv

You may also like