Nuk është në planet e Piolit, sulmuesi pranë transferimit te Valencia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duket se i ka ardhur fundi aventurës së Samu Castillejo tek Milani. Sulmuesi anësor nuk bën pjesë në planet e teknikut Stefano Pioli, që në fillim të sezonit nuk e përfshiu në listën Champions, dhe tashmë synon që të provojë një eksperiencë të re diku tjetër.

Pas refuzimit që i bëri Sampdorias, spanjolli ka përfunduar në shënjestrën e Valencias që po bën të pamundurën që ta transferojë në LaLiga.

Kontaktet mes dy klubeve janë shtuar dhe tashmë po diskutohet formula e transferimit. Në orët në vijim pritet që kjo tratativë të përfundojë me sukses. Këtë sezon Castillejo, të cilit i skadon kontrata në vitin 2023, ka 5 prezenca në Serie A, për një total prej 122 minutash në fushë. / Oversport.tv

You may also like