Nuk është momenti që ASH-ja të jetë pjesë e Qeverisë – Shqip

by admin
Spread the love

“NUK DO KETË KUSHTËZIME NGA DEPUTETËT E “GRUPIT TË ZJARRIT” PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE”

Përfshirjen e ASH-së në Qeveri nga “Grupi i zjarrit” e shohin si jo të dobishme për BDI-në. Blerim Bexheti, në Klan Debat, u shpreh se votat për ndryshimet kushtetuese duhet të sigurohen aty ku mungojnë e jo tek subjektet politike shqiptare.

“Përfshirja e ASH në qeveri është e pa dobishme për BDI, nuk ka moment politik për kyçjen e ASH, pasi janë deklaruar se ato do i përkrahin ndryshimet kushtetuese, dihet ku mungojnë dhe në cilin tabor mungojne deputetët dhe aty duhet siguruar” – tha Blerim Bexheti.

“Grupi i Zjarrit” nuk do të bëjë kushtëzime për ndryshimet kushtetuese – shprehet I prerë Blerim Bexheti, kurse takimin me përfaqësues të Alternativës, për të cilin pati zëra se mund të ndikojë në votat për ndryshimet kushtetuese, ai e quan spontan dhe se partitë shqiptare do të votojnë “pro” këtyre ndryshimeve.

“Nuk besoj që ka deputetë shqiptarë, pavarësisht në cilin kamp politik dhe jo rastësisht të gjithë janë prononcuar që pa diskutim I mbështesin ndryshimet kushtetuese si kusht për rrugëtim të mëtutjeshëm të RMV-së drejt BE-së, respektvisht hapjes së negociatave konkrete me BE-në’ – tha Blerim Bexheti.

Në Klan Debat, Blerim Bexheti si një nga më të eksponuarit nga I ashtuquajturi “Grupi I Zjarrit”, ka ripërsëritur qëndrimet e këtij grupi për dështimin e Ministrave të BDI-së në ekzekutiv duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie partiake, kurse ia zënë për të madhe liderit Ali Ahmeti mbajtjen e anës në këtë rast. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like