Nuk është Bayerni, as Reali! Mane tregon skuadrën e zemrës

by admin
Spread the love

I skadon kontrata në qershor të vitit 2023, prandaj Sadio Mane është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Liverpool nuk i ka bërë akoma një ofertë rinovimi dhe Bayerni i Mynihut është i gatshëm që të përfitojë nga kjo situatë për të transferuar në Gjermani sulmuesin.

Mane, që aktualisht është i impenjuar me kombëtaren e Senegalit, i është përgjigjur pyetjeve që lidhen me interesimin e Bayernit, Realit dhe PSG-së: “Klubi im i zemrës është Marseille”, ka thënë për “wiwsport.com”.

“Mendoj që deklarata e ime ka habitur shumë, prandaj është korrekte të them që kam një kontratë me Liverpool, një klub që e respektoj shumë. tani të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Mane. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like