“Nuk e shkarkova”, presidenti i Unionit sqaron çfarë ndodhi me Fischer

by admin
Spread the love

Presidenti i Union Berlin i është rikthyer ndarjes me Urs Fischer.

Tekniku zviceran shkroi historinë me skuadrën kryeqytetase, duke ngjitur Unionin në Bundesliga dhe duke i dhuruar kualifikimin europian për herë të parë. Me Unionin që siguroi garimet e njëpasnjëshme në Conference League, Europa League dhe Champions League.

Por, ecuria negative e sezonit aktual ndikoi që palët të ndërpresin bashkëpunimin pas vetëm një barazimi dhe asnjë fitoreje në 14 ndeshje e fundit. Kreu i klubit gjerman, Dirk Zingler nënvizon se Fischer as nuk dha dorëheqjen, madje as nuk u shkarkua.

E dija pas dy minutash se si do të përfundonte takimi ynë. Urs Fischer nuk dha dorëheqjen, dhe as nuk u shkarkua… Ne zhvilluam një bisedë të përzemërt dhe shumë emocionuese. Të dy e dinim që ishte një bashkëpunim me një datë skadimi. Dhe ne thjesht e afruam atë datë”, deklaroi Zigler në lidhje me trajnerin helvet, i cili qëndronte në stolin e ekipit prej vitit 2018. /Supersport


Top Channel

You may also like