“Nuk e kisha menduar kurrë përfshirjen në politikë”, Luljeta Bozo tregon si e pranoi ofertën e Edi Ramës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetja e PS-së Luljeta Bozo, deklaron se nuk e kishte menduar ndonjëherë përfshirjen në politikë, Bozo ka rrëfyer në emisionin “Jo vetëm Modë” në Tv Klan momentin kur Kryeministri Rama, i propozoi të përfshihej në politikë.

Orinda Huta: Përfshirja këtë vit në politikë, e kishe menduar ndonjëherë veten?

Luljeta Bozo: “Asnjëherë, as nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mendje dhe nuk kam pasur kurrë qejf, por ishte një dëshirë e njerëzve të thjeshtë që përveç se më falenderonin për atë qetësi që iu dhashë, por në fund e përfundonin, ja njerëz si ty na duhen në parlament. Pastaj erdhi dhe propozimi nga Kryeministri. Ishte një moment kështu: pam, pam, nuk e di edhe vetë nuk e mora vesh si e pranova”.

Orinda Huta: Çeljen e seancës plenare sepse u çel nga ju…

Luljeta Bozo:Po, sepse isha më e moshuara dhe nga unë u çel. U mundova në ato 3 minuta e gjysëm sepse unë jam shumë racionale dhe sa minuta ke për të folur dhe atë që ke për të thënë thuaje në ato minuta dhe u pëlqye ajo fjala e hapjes nga të gjithë të majtë e të djathtë sepse kishte vetëm këtë që: Çfarë jemi ne që kemi ardhur në këtë sallë? Na ka votuar populli dhe për çfarë na ka votuar? Që të bëjmë ligje të mira dhe të bëjmë më të mirën për vendin”.

You may also like