Nuk e di kur do të martohemi, më mungon jeta si…beqare

by admin
Spread the love

Emri i saj është tashmë shumë i njohur nga publiku shqiptar. Bëhet fjalë për Egli Takon, e cila nuk njihet më thjesht si partnerja e aktorit Olsi Bylyku, por edhe si një nga artistet më të reja në tregun muzikor shqiptar. Veç këngës, Egli është edhe një aktore shumë e zonja, teksa tashmë ka fituar edhe pëlqimin e publikut.

Së fundmi, partnerja e Olsi Bylykut ishte e ftuar në emisionin sportiv “Top Arena” në Top Channel, ku zbuloi detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale. E pyetur rreth planeve për martesë, Egli u shpreh se ajo dhe Olsi nuk e kanë në mendje për momentin, ndërsa habiti kur tha se i mungon ndonjëherë edhe jeta si beqare.

“Planet për martesë? – Nuk e di. Nuk është fare në planet tona. Ka momente që më mungon jeta si beqare, ashtu sikurse mund t’i mungojë edhe partnerit tim respektiv. Janë disa momente, sidomos kur shikoj shoqet e mia për shembull, që janë akoma single dhe bëjnë çfarë t’i dojë qejfi.

Nuk e kanë për detyrë t’i japin llogari dikujt. Por janë sekuenca shumë të shkurtra dhe pastaj kujtohesh që je shumë mirë dhe e bekuar” – tha duke qeshur Egli Tako, partnerja e aktorit të njohur Olsi Bylyku në emisionin sportiv “Top Arena” në Top Channel.

You may also like