Nuk e dëgjuan të gjithë. Ja çfarë i tha Kristi-Sabianit përpara se ai të largohej nga shtëpia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabian Mejdini është banori i radhës i cili la shtëpinë e Big Brother VIP gjatë spektaklit të së martës. Aventura e tij në këtë edicion të dytë të këtij reality show zgjati shumë pak, vetëm 10 ditë që nga hyrja e tij në shtëpi.

Edhe pse ishin 7 të nominuar, Armaldo, Nita, Dea, Fotini, Antoneta, Qetsor, mes të cilëve edhe Sabiani, publiku vendosi që të largojë nga shtëpia pikërisht këngëtarin. Një nga arsyet se pse publiku zgjodhi që të largohet Sabiani është edhe sepse fansat duan të shohin se si do të vijojë romanca mes vajzës së tij, Keisit dhe Kristit.

Pasi takimit me të gjithë banorët dhe vajzën e tij, Keisin, Sabiani në fund takoi dhe puthi në ballë edhe të dashurin e vajzës së saj në shtëpinë e Big Brother, Kristin. Këngëtari dukej shumë i prekur, por Kristi vendosi ta qetësojë duke i thënë mos të mërzitet. “Mos u mërzit, e kemi në kontroll”.

Kujtojmë që përpara se të futej në shtëpinë e Big Brother VIP, Sabiani ishte shumë i shqetësuar rreth marrëdhënies që po lindte mes Kristit dhe Keisit. Por duket se tashmë që e pa situatën, Sabiani e ka pranuar lidhjen e dyshes dhe është një nga fansat e zjarrtë të tyre.

You may also like