“Nuk e besoj që Rama ka korruptuar ambasadorët”, Bozdo nxjerr prapaskenat politike dhe tregon lëvizjen urgjente që duhet të bëhet brenda PD-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan”, Enno Bozdo ka komentuar protestën e 8 janarit para selisë së PD-së.

“Ajo që shoh alarmante nuk është fati i Berishës, por pyetja dhe çështja në dekadën që vjen: A do ketë një opozitë të aftë që ti bëjë ballë këtij mekanizmi? A do dalë dikush mjaftueshmërisht lider për të thënë të vërtetat në këtë vend?! Këtu është shkatërruar loja apo e vërteta e pushtetit me opozitën, këtu pushteti ka korruptuar, ka zgjatur dorën dhe kontrollon opozitën.”

Bozdo shtoi se zyrtarisht Lulzim Basha është kryetari i PD, për sa kohë që është aty, atij do t’i drejtohet si kryetar i PD.

“Edhe nuk kam qenë asnjëherë partizan i tezës që Rama ka korruptuar ambasadorët, ky është një shpjegim i atyre që s’duan të kuptojnë më shumë se kaq! Mendoj se duhet të nisemi nga axhenda se çfarë iu intereson atyre. Axhenda jonë është politike, e brendshme, e tyre është tjetër. Pyetja është, a ka më vlerë Shqipëria për diplomacinë?”, u shpreh ai.

Lidhur me zgjedhjet e 6 marsit, Bozdo tha se nuk janë testi perfekt, por se mund të ndajnë diçka.

Për Bozdon, Partia Demokratike e së nesërmes duhet të jetë një parti që i përfaqëson të gjithë. Madje ai shkon më tej se nuk ka për të ikur as njëri dhe as tjetri, dhe se “Duhet të iki njëri që të iki tjetri”.

You may also like