“Nuk duroje dot edhe një minutë?”, tension te Lazio, Sarri tërbon Luis Alberton

by admin
Spread the love

Lazio fitoi 0-1 derbin ndaj Romës falë golit të Felipe Anderson, teksa nuk mungoi tensioni në kampin bardhekaltër, me protagonistë Luis Alberton dhe Maurizio Sarrin.

Spanjolli pësoi një lëndim në gju në minutën e 70’ dhe bëri me shenjë nga stoli që të prisnin pak, pasi nuk donte të dilte nga loja. Gjithsesi, trajneri Sarri veproi shpejt dhe kreu zëvendësimin.

Luis Alberto u detyrua t’i linte vendin kroatit Toma Basic, ndërsa mesfushori ofensiv nuk u përmbajt ndaj trajnerit, të cilit iu drejtua me fjalët: “Nuk prisje dot edhe një minutë?

Në lidhje me këtë episod, Sarri foli pas ndeshjes, duke pranuar se nuk mund të rrezikonte të linte gjatë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë, pasi Roma po sulmonte në kërkim të golit të barazimit.

Luis Alberto kërkoi të zëvendësohej për një problem në gju, por pasi u çua në këmbë ndihej më mirë. Gjithsesi, ne biseduam me arbitrin e katërt dhe zëvendësimi duhej kryer.

Ishte e pamundur të luanim në ato minuta me një lojtar më pak se Roma”, deklaroi Maurizio Sarri, i cili shijoi suksesin e dytë në derbin e kryeqytetit si teknik i Lazios pas triumfit 3-2 të 26 shtatorit të vitit të kaluar./ Super Sport


Top Channel

You may also like