Nuk duhet të krijohen konspiracione nga takimi në Tiranë – Shqip

by admin
Spread the love

Takimi i nesërm me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, i liderëve të partive politike shqiptare në RMV, mendoj se do të jetë një takim për vitin e ri, me qëllim të këmbimit të mendimeve për aktualitetet në rajon, pritjet dhe për bashkëpunim më të mirë gjatë vitit. Kështu tha sot, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në konferencën për shtyp pas takimit me Ambasadorët e SHBA-së dhe Kartës së Adriatikut.

Sipas Osmanit, në këtë takim nuk ka një agjendë të paraparë për bisedime.

“Gjendemi në vitin ku ka luftë në kontinentin tonë, ka shumë sfida por edhe aspirata të përbashkëta të dy vendeve për vazhdimin e engociatave për anëtarësim në BE”, tha Osmani.

Ministri Osmani vlerëson se nuk duhet të krijohet ndonjë konspiracion lidhur me këto takime. Sipas tij, Kryeministri shqiptar Edi Rama është mik i dëshmuar i RMV-së.

“Të gjitha takimet ku bisedohet, shkëmbehen ide, informata, janë qëndrime për mirëqenien e vendit tonë, por edhe të tjerëve. Edi Rama këtë e dëshmoi gjatë këtyre muajve me negociatat me Bullgarinë, kur në llogari të interesave të Shqipërisë, ekspozohej duke i potencuar interesat e RMV-së në këtë pjesë”, tha Osmani.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka thirrur ditën e martë në Tiranë, në një darkë informale e cila pritet të zhvillohet në vilën 30, përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Të 4 krerët e partive politike shqiptare e kanë konfirmuar praninë e tyre, megjithatë ende nuk dihet sesi do të organizohet ky takim./KlanMacedonia

You may also like