Nuk duhet ta lejojmë më Rusinë të diktojë kushtet e krizës në Ukrainë – bota.al

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga Slavoj Zizek

Javët e fundit, publiku perëndimor ka qenë i fiksuar pas pyetjes Çfarë po ndodh brendamendjes së Vladimir Putinit?”. Ekspertët perëndimorë pyesin vazhdimisht veten:A po i thonë të gjithë të vërtetat njerëzit përreth tij? Është i sëmurë apo po çmendet? A mos po e shtyjmë atë në një cep, ku nuk do të shohë asnjë rrugëdalje tjetër për të shpëtuar fytyrën e tij, përveç përshkallëzimit të konfliktit në një luftë totale?

Ne duhet ta ndalim fiksimin që kemi pas “vijës së kuqe, këtë kërkim të pafundëm për ekuilibrin e duhur midis mbështetjes për Ukrainën dhe shmangies së luftës totale. Vija e kuqe nuk është një fakt objektiv:vetë Putini po e rivizaton atë gjatë gjithë kohës.

Madje edhe ne po ndihmojmë në rivizatimin e saj përmes reagimet tona ndaj aktiviteteve të Rusisë. Një pyetje e tipit “A e tejkalon vijën e kuqe shkëmbimi midis SHBAsë dhe Ukrainës i të dhënave të inteligjencës? na bën të harrojmë faktin themelor:ishte vetë Rusia,ajo që e kaloi vijën e kuqe, duke e sulmuar Ukrainën.

Pra, në vend se ta perceptojmë veten si një grup që thjesht reagon ndaj Putinit, një gjeni i keq i padepërtueshëm, ne duhet ta kthejmë shikimin nga vetja jonë:Çfarë duam ne,Perëndimi i lirë” në këtë çështje? Ne duhet të analizojmë paqartësinë e mbështetjes sonë ndaj Ukrainës,me të njëjtin ashpërsi që analizojmë edhe qëndrimin e Rusisë.

Ne duhet të dalim përtej standardeve të dyfishta të përdorura sot tek vetë establishmenti iliberalizmit evropian. Mos harroni se si në traditën liberale perëndimore, kolonizimi justifikohej shpesh në termat e të drejtave të njerëzve që funksiononin.

Xhon Lok, filozofi i madh i Iluminizmit dhe avokati i të drejtave të njeriut, i justifikoi kolonët e bardhë që rrëmbenin tokat nga amerikanëve vendas, me një argument të çuditshëm majtist kundër pronës së tepërt private.

Premisa e tij ishte që një individi duhet t’i lejohet të zotërojë aq tokë sa është në gjendje tapërdorë në mënyrë produktive, dhe jo pjesë të mëdha toke, të cilat ai nuk është në gjendje ti përdorë (dhe më pas tua japë me qira të tjerëve). Në Amerikën e Veriut, siç e pa ai, indigjenët përdornin sipërfaqe të mëdha toke kryesisht vetëm për gjueti.

Në krizën e vazhdueshme në Ukrainë, të dyja palët po i paraqesin veprimet e tyre si diçka që thjesht duhej ta bënin:Perëndimi duhej ta ndihmojë Ukrainën që të qëndrojë e lirë dhe e pavarur. Ndërkohë Rusia u detyrua të ndërhynte ushtarakisht për të mbrojtur sigurinë e saj. Shembulli i fundit:Ministria e Jashtme ruse pretendon se Rusia do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës nëse Finlanda anëtarësohet në NATO. Jo, ajo nuk do të “detyrohet”, ashtu siç nuk ishte e “detyruar” të sulmonte Ukrainën. Ky vendim duket “i imponuar” vetëm nëse pranohet e gjithë moria e supozimeve ideologjike dhe gjeopolitike që mbështesin politikën ruse.

Këto supozime duhet të analizohen nga afër, dhe pa asnjë tabu. Shpeshherë dëgjohet të thuhet se duhet të vendosim një vijë të rreptë ndarjeje midis politikës së Putinit dhe kulturës së madhe ruse. Por kjo vijë ndarëse është shumë më poroze sesa mund të duket në pamje tëparë.

Ne duhet të hedhim poshtë me vendosmëri idenë se pas vitesh përpjekjesh plot durim për tazgjidhur krizën ukrainase përmes negociatave, Rusia u detyrua në fund ta sulmonte Ukrainën.Askush nuk detyrohet në asnjë rast të sulmojë dhe të asgjësojë një vend të tërë. Rrënjët e këtij agresioni janë shumë më të thella. Unë jam gati ti quaj siç duhet:metafizike.

Anatoli Çubais, babai i oligarkëve rusë (ai që orkestroi privatizimin e shpejtë në Rusi në vitin 1992), deklaroi vitin 2004: “Unë e kam rilexuar të gjithë veprën e Dostojevskit gjatë 3muajve të fundit. Dhe nuk ndjej asgjë tjetër veç urrejtje pothuajse fizike për atë burrë. Ai është padyshim një gjeni, por ideja e tij mbi rusët si njerëz të veçantë, të shenjtë, kulti i tij i vuajtjes dhe zgjedhjet e rreme që paraqet, më bëjnë të dëshiroja t’i grisja të gjitha librat e tij”.

Ndërsa nuk e pëlqej Çubais për politikën që ka ndjekur, mendoj se ai ka të drejtë për Dostojevskin, i cili ofroi shprehjen më të thellë të kundërshtimit midis Evropës dhe Rusisë: individualizmi kundër shpirtit kolektiv, hedonizmi materialist kundrejt frymës së sakrificës.

Rusia e paraqet tani pushtimin e saj si një hap të ri në luftën për dekolonizimit, kundër globalizimit perëndimor.

Në një artikull të botuar në fillim të këtij muaji, ish-presidenti rus Dimitri Medvedev, aktualisht zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, shkruante se “bota është në pritje të rënies së idesë së një bote me në qendër Amerikës, dhe shfaqjen e aleancave të reja ndërkombëtare të bazuara në kritere pragmatike” (natyrisht me termin “kritere pragmatike nënkuptohet shpërfillje e të drejtave universale të njeriut).

Prandaj ne duhet të vizatojmë edhe vijat e kuqe, por në një mënyrë që e bën të qartë solidaritetin tonë me vendet në zhvillim. Medvedev parashikon se për shkak të luftës në Ukrainënë disa shtete, mund të shpërthejë zija e bukës për shkak të krizës ushqimore”, një deklaratë cinike që të lë pa frymë.

Tashmë rreth 25 milionë tonë drithë po kalbet dalëngadalë në Odesa, ose e ngarkuar në anijet ose në magazina, pasi porti është i bllokuar nga marina ruse. Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) ka paralajmëruar se nuk rihapen portet në Ukrainën Jugore,miliona njerëz rrezikohen seriozisht nga uriaraporton Newsweek.

Evropa premton që ta ndihmojë Ukrainën ta transportojë grurin nëpërmjet trenave dhe kamionëve. Por kjo nuk mjafton. Duhet një hap më shumë:një kërkesë e qartë për hapjen e portit të Odesës për eksportin e drithit, duke përfshirë edhe dërgimin atje të anijeve ushtarake mbrojtëse.

Në lojë nuk është vetëm Ukraina, por siguria ushqimore për qindra miliona njerëz në Afrikë dhe Azi. Pikërisht këtu duhet të vizatohet vija e kuqe ndaj Rusisë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi kohët e fundit:“Imagjinoni për një moment sikur lufta e Ukrainës tëndodhë në Afrikë, apo në Lindjen e Mesme. Imagjinoni sikur Ukraina është Palestina dhe Rusia është Shtetet e Bashkuara”.

Siç pritej, krahasimi i konfliktit në Ukrainë me gjendjen e vështirë të palestinezëve ofendoi shumë izraelitë, të cilët besojnë se nuk ka ngjashmëri”. Sado që më duken të neveritshme deklaratat e Lavrov, ai ndonjëherë e manipulon me shkathtësi të vërtetën.

Është e vërtetëperëndimi liberal është hipokrit, dhe i zbaton standardet e veta në mënyrë shumë selektive. Por hipokrizi do të thotë të shkelësh standardet që shpall, dhe në këtë mënyrë je i hapur ndaj kritikave. Ajo që ofron Rusia është një botë pa hipokrizi, sepse nuk njeh asnjë standard etik global.

Ajo praktikon thjesht “respektin pragmatik për dallimet. Ne e kemi parë qartë se çfarë do të thotë kjo, kur menjëherë sapo rimorën pushtetin në Afganistan, telebanët nënshkruan një marrëveshje me Kinën. Pra Kina njeh regjimin e ri, ndërsa talebanët do të injorojnë atë që Kina po u bën ujgurëve.

Ky është në thelb, globalizimi i ri që mbron dhe propagandon Rusia. Dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur atë që ia vlen të ruhet në traditën tonë liberale, është të këmbëngulësh me forcë në universalitetin e saj. Në momentin që vetë ne përdorim standarde të dyfishta, nuk jemi më pak “pragmatikë” se Rusia.

Shënim:Slavoj Zizek, filozof slloven me famë ndërkombëtare. Ai është profesor në Universitetin e Nju Jorkut dhe drejtor i Institutit Birkbek për Shkenca Humane në Universitetin e Londrës.

The Guardian” – Bota.al

You may also like