“Nuk duheshin shitur hidrocentralet”, ish-zv.ministri thumbon Berishën: Pse po rriten çmimet në Shqipëri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-zv.ministri i Energjetikës, Pajtim Bello ka folur për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe për rritjen e pritshme të çmimit të energjisë.

Bello tha se Shqipëria i siguron vetë 80% të nevojave për energji elektrike, por është bërë gabim me shitjen e hidrocentraleve.

“Ende nuk ka rritje të çmimit të energjisë. Ka trokitje që mund të shkohet në një rritje të çmimit të energjisë elektrike. Aktualisht ka rritje të gazit dhe karburanteve. Tregu i jashtëm është tërësisht i çrregulluar. Rritja e kërkesës për energji, ka bërë që të kemi rritje të gazit dhe naftës. Me ardhjen e dimrit rritet edhe më tej nevoja për gaz. Të gjithë po kërkojnë të krijojnë stok energjetik, prandaj çmimet u rriten. Ne nuk jemi të lidhur me gazin, por ne blejmë energji elektrike.

Vendi ynë, me gjithë HEC-et private siguron 80% të energjisë. Problemi është se ne detyrohemi të eksportojmë kur ka shumë reshje, dhe importojmë në periudhat e thata. Qeveria nuk duhet të lejojë që kriza energjetike, të gjenerojë kriza të tjera. Nuk duheshin shitur hidrocentralet.

Këta politikanët që flasin për situatën energjetike, thonë gjëra të çuditshme”, tha eksperti Bello në Zona Zero.

You may also like