“Nuk duhen alternuar portierët”, Pochettino reagon pas deklaratës së Donnarumma

by admin
Spread the love

Gigio Donnarumma mendon se PSG nuk duhet t’i alternojë portierët dhe se në verë duhet që klubi të marrë një vendim. Portieri italian qartazi kërkon të jetë ai titullari.

Deklarata e tij i është vënë në dukje edhe trajnerit Mauricio Pochettino, i cili ka deklaruar: “Së pari nuk e di se çfarë ka thënë ai, shpesh një deklaratë ka shumë nuanca.

Gjithsesi në çdo rast klubi do të marrë vendimet që i konsideron si më të përshtatshme, sikurse në të shkuarën që ka nënshkruar me Gigio, Kyelor dhe lojtarë të tjerë më të rinj.

Këtu është klubi ai që i merr vendimet. Pastaj të gjithë do të kenë mendimet e tyre”. / oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like