Nuk dua të rri, do marr valixhet e do iki

by admin
Spread the love

Duket se Olta Gixharit po i soset durimi në shtëpinë e Big Brother VIP. Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka nisur edicioni i dytë, debatet brenda shtëpisë nuk kanë të ndalur mes banorëve. Prej disa ditësh, dy aktorët e njohur, Gent Hazizaj dhe Olta Gixhari kanë pasur debate të njëpasnjëshme me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme, Genti i ka kujtuar aktores një sekuencë nga debati gjatë spektaklit ditën e martë, ku u transmetua një klip me zënkat që kanë pasur me njëri – tjetrin. Aktori e akuzon Oltën se ajo i ka thënë ‘i trashë’ dhe nuk i ka kërkuar falje, ndërsa Gixhari është shprehur se Genti ka folur lart e poshtë për të.

Genti: Ti the që jam i trashë etj dhe për këto nuk ke kërkuar ndjesë.

Olta: Ti ke fol lart e poshtë për mua , po lëri këto. Kur të më kërkosh falje për këto do ta bëj dhe unë.

Ky debat me Gentin duket se e ka acaruar keqazi aktoren, e cila në një bisedë me Amosin ka thënë se nëse kjo situatë nuk merr zgjidhje dhe nëse Genti vijon me batuta të tilla, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mendojë largimin nga shtëpia, të sajin ose të humoristit.

Olta: Nuk dua të rri në këtë shtëpi dhe të dëgjoj kështu batutash! Nuk dua, do iki, do marr valixhet!

Olta: Nuk mund të rri të dëgjoj kështu batutash, ose duhet të iki ai!

You may also like