“Nuk dua të kritikohem gabimisht. Femrat duhet të jenë aleate të njëra-tjetrës”

by admin
Spread the love

“Një vajzë më shkruajti se nuk do të më ndiqte më në rrjetet sociale. Ajo më thoshte se më parë kisha qenë femra model për të, ndërkohë që tashmë isha shndërruar si gjithë të tjerat. Me këtë nënkuptonte faktin që isha dobësuar. Por, unë kam qëndruar po e njëjta. Këtë veprim dhe mendim e konsideroj tepër të gabuar, madje do të postoj më tepër foto të miat që më pëlqejnë, njësoj siç e bëja kur isha më e shëndoshë.

Vuaj nga sëmundjet e zemrës dhe pesha ndikon jashtëzakonisht shumë në shëndetin tim. Mjekët që më ndjekin për sëmundjet kardiake, janë shprehur tepër të lumtur me dobësimin tim dhe më kanë rekomanduar të vazhdoj në këto ritme, pasi kjo gjë ndikon për mirë në sëmundjet e zemrës. Sipas tyre, kjo ecuri është si një “rigjenerim” që i bëhet zemrës dhe sigurisht duhet vazhduar.

Kam humbur peshën, por jo vetëvlerësimin tim. Ai është i njëjti si më parë dhe është lloji i vetëvlerësimit që duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë, pasi në shoqërinë e sotme ka rëndësi më të madhe pamja fizike se sa karakteri. Për këtë arsye, nuk dua të më kritikojnë në mënyrë të gabuar, sidomos nga femrat, të cilat duhet të jenë aleatet e mia në këtë aspekt”. – Katia Follesa

Asnjëherë nuk i dimë arsyet se pse dikush ndjek një rrugë të caktuar në jetë, sikurse rasti i Katias që për shkak të sëmundjeve kardiake, i është dashur të bjerë në peshë. Ne kalojmë shpesh në gjykime të gabuara, nxitohemi në mendimet që japim për dikë, sepse jemi mësuar që këto gjykime t’i bëjmë përgjithësisht nisur nga aspekti fizik. Harrojmë se ajo që ka rëndësi tek një person, është karakteri dhe gjykimet duhet t’i bëjmë mbi çështje të personalitetit të dikujt që mund të na duken të gabuara, jo mbi pamjen e tyre fizike. Mbi të gjitha, duhet të jemi nxitës të një shëndeti fizik të mirë dhe duhet ta stimulojmë dikë që ka rënë në peshë, të vazhdojë të bjerë deri në peshën ideale (sigurisht pa e tepruar dhe pa ndikuar negativisht në shëndet).

You may also like