Nuk do ta besoni, mamaja e reperit bën bashkë Ledrin dhe Noizy-n, çfarë e lidhi dyshen

by admin
Spread the love

Ledri dhe Noizy janë dy nga reperët më të dëgjuar të gjeneratës së sotme.

Ata nuk njihen vetëm për stilin e tyre unik që i karakterizon, por edhe për përplasjet që kanë pasur.

Në të kaluarën ata konsideroheshin armiq, pasi Ledri ishte anëtarë i BabaStars kurse Noizy i OTR.

Këto dy grupe kanë vazhduar konfliktet e përçarjet edhe në sferën e muzikës përmes teksteve të këngëve, apo gjatë intervistave të ndryshme të protagonistëve e cila çoi në konfliktin e armatosur në Prishtinë në vitin 2016, kur mbetën të plagosur Noizy (OTR) dhe Varrosi (BabaStars).

Këto dy palë vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje, ndërkohë që reperi nga Kosova Ledri, nuk është më pjesë e Babastars.

Pas kësaj, Ledri dhe Noizy kanë pasur një marrëdhënie më të afërt, madje dyshja kanë lançuar edhe një këngë së bashku, me titullin “Dje&Sot”.

E për ta vërtetuar që shoqëria e tyre po shkon akoma më mirë, ditën e sotme, vetë Ledri ka postuar një foto në “Instastory”, ku shihet bashkë me Noizy-n duke qeshur.

Sakaq, mbi foto ai shkruan:

@Noizy të ftuar specialë @nmajëtgjuhës”.

Pra, reperin nga Shqipëria do ta kemi të ftuar në emisionin e mamit të Ledrit, Xheraldinës, “n’Maj t’Gjuhës”.

Epo kujt mund t’ia merrte mendja. Afrimiteti më i madh duket se nuk iu a ka dhënë muzika, por vetë mami i reperit.


You may also like