“Nuk do shkelësh kurrë në zyrën time”, Nano i kthehet ashpër Sali Berishës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këtë të dielë, në foltoren e grave demokrate në Rogner, Sali Berisha pothuajse e shpalli “non grata” ambasadoren Yuri Kim, nëse ai do të fitojë garën e demokratëve.

“Dy fjalë dua t’i them zonjës ambasadore që më shumë se interesat e vendit të saj mbron interesat e Sorosit. Në një dalje televizive ajo u shpreh se po fitoi Berisha nuk do i japim dorën dhe nuk do i shkojmë në zyrë.”-tha ai.

Analisti i njohur Mustafa Nano ka ironizuar deklaratën e tij dhe thotë se kjo është njësoj sikur unë t’i them Dua Lipës, se kurrë nuk ka për t’u futur në krevatin tim, ndërkohë që është e vetmja gjë që ajo nuk e ka në plan.

“Berisha i thotë Yuri Kim-it: “Kurrë nuk do futesh në zyrën time”. Hahaha! Është njësoj sikur unë t’i them Dua Lipës, se kurrë nuk ka për t’u futur në krevatin tim. Është e vetmja gjë që Dua Lipa nuk e ka në plan”, shkruan analisti në rrjetet sociale.

You may also like