“Nuk do luajmë me frena dore”, Xavi: Ndaj Bilbaos si një finale, dua titullin

by admin
Spread the love

Barcelona luan të dielën më mbremje një sfidë delikate në transfertë.

Katalanasit udhëtojnë drejt Bilbaos ku i pret Athletic teksa para sfidës trajneri i blaugranave, Xavi Hernandez u shpreh se skuadra e tij nuk do të mendojë për sfidën e radhës që është El Clasico ndaj Real Madrid.

Ndër të tjera, tekniku shtoi se sfida me Bilbaon është si një finale dhe që ka rëndësi të madhe për fatet e kampionatit.

“Athletic është një skuadër shumë agresive në fushë, ata fitojnë shumë duele dhe nuk i meritojnë rezultatet që kanë marrë së fundmi. Do të jetë një sfidë mjaft e luftuar. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne që të ruajmë diferencën me nëntë pikë nga Real Madrid. Është si një finale për ne. Lewandowski është mirë, është stërvitur prej së enjtes dhe kërkon gjithnjë të luaj. Sa i takon Pedri dhe Dembele do të vendosim në fund.

Katër lojtarë rrezikojnë skualifikimin nëse marrin kartonë të verdhë dhe do të mungonin ndaj Realit, mirëpo ne nuk do të zbresim në fushë me “frena dore” kundër Athletic Bilbaos. A mund të jem Ferguson i Barcelonës? E shoh pak të vështirë.

Barcelona është shtëpia ime dhe dua të qëndroj gjatë edhe pse ndonjëherë është e pakëndshme. Presidenti është i lumtur me mua dhe stafin. Do të doja të isha si Ferguson, por koha do ta tregojë. Nuk është momenti të flasim për rinovimin, e rëndësishme tani është të fitojmë titullin”, u shpreh Xavi.


Top Channel

You may also like