Nuk do bëjmë fëmijë të tretë se duhet të ‘lajmë’ kredinë

by admin
Spread the love

Aktori dhe producenti Ermal Mamaqi ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” në Tv Klan.

Fëmijët i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet, të cilave Ermali nuk hezitoi t’iu përgjigjej.

Një prej fëmijëve e pyeti nëse ai dhe Ami kanë ndërmend të bëjnë një fëmijë tjetër, një çun apo një gocë.

“Doni të bëni një çun apo një gocë?”, i tha ai. “Ne tani do bëjmë një qen”, u përgjigj Ermali me humor.

Vogëlushi e përsëriti pyetjen dhe producenti tha: Nuk do bëjmë as çun as gocë se kemi kredi. Në fund Ermali zbuloi se ka dëshirë të ketë një çun tjetër, pas këmbënguljeve të vogëlushit.


You may also like