Nuk dini të shkruani shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmë banorët në shtëpinë e famshme – “Big Brother VIP” kanë luajtur lojën e njohur ‘shtet, qytet’, ku duhet të shënojnë emrat sipas shkronjës përkatëse.

Teksa ishin te gërma ‘xh’, disa prej banorëve kishin shënuar te rubrika e kafshëve ‘gjirafën’. Iliri dhe disa banorë të tjerë këmbëngulnin se shkruhet me ‘xh’.

“Unë mbaj mend në shkollë, ishte me ‘xh’, por besoj se kohët e fundit është bërë me ‘gj’, tani thuhet ‘gjirafa’”, tha Iliri.

“Ju nuk dini të shkruani në shqip, pastaj më flisni mua italisht”, reagoi Beniada.

Ndërkohë, vetë Iliri, kishte shkruan “xhindosaurin”, që sipas tij është një lloj dinozauri, eshtrat e të cilit janë zbuluar në Mongoli.

“Unë marr 10 pikë, se e kam të veçantë”, tha konkurrenti, që me komentin e tij shkaktoi shumë të qeshura te banorët.


You may also like