Nuk dija ku kisha varrin e babit

by admin
Spread the love

Meridiani, një nga banorët e Big Brother VIP ka rrëfyer në një bisedë me Monikën se si babai i tij u nda nga jeta për shkak të Covid-19.

“Ndodhi dhe kjo e babit me Covid. Ishte 68 vjec. E kapi mushkëria, nuk donte ta pranonte. Zihesha me të, i thoja do bëjmë tamponin se ke temperaturë. Nuk i besonte, thoshte janë budalliqe që jep televizori. E bëjnë për politikë thoshte”, tha Meridiani.

Periudhën më të vështirë e kishte kur nuk gjente dot varrin e babait dhe teksa tregonte këtë, nuk arriti të mbante dot lotët.

“Ishte koha kur nuk linin të dilte njeri. U nisa pastaj për Turqi se kisha mamin, vjehrrin e vjehrrën që filloi gjendja dhe na kapi ankthi dhe kur jam kthyer, nuk e dija ku ishte varri i babit. E kupton cfarë tmerri. Kur nuk e shikon, prap nuk e beson. Sa herë që shkoj, pres ta shoh. Më duket si gënjeshtër”, shtoi ai.


You may also like