Nuk dihet se e ka të lënduar nga grabitja në një market në Prishtinë (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një grabitje ka ndodhur sonte në marketin “Kam” i cili gjendet në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati”  në Prishtinë”.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona”.

“Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”,ka thënë Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Nga informacionet e deritanishme akoma nuk dihet se a ka ndonjë person të lënduar. Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me menaxherët e këtij marketi por nuk janë përgjigjur.

Qytetarë të asaj zone për ekipin e Klan Kosovës që ishte në terren kanë deklaruar se punonjësit e këtij marketi ishin terrorizuar nga ajo çfarë kishte ndodhur, njofton Klankosova.tv.

You may also like